INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Menaxheri i Neuer deklaratë befasuese, kapiteni mund të largohet nga Bayern-i

Menaxheri i Neuer deklaratë befasuese, kapiteni mund të largohet nga Bayern-i

Publikuar më: 18:44 08-07-2019

Neuer ka filluar të japë shenja largimi nga klubi i Bayern Munich. Mneaxheri i portierit 33 vjeçar Tomas Kroth në një deklaratë për mediat është shprehur se atij nuk i pëlqen aspak politika e transferimeve te klubi gjerman, pasi ata nuk janë konkurentë të denjë me rivalët anglezë.

Kjo deklaratë indirekte e menaxherit të lojtarit nënkupton se Nojer nuk e sheh më perspektivën tek Bayern, por kërkon një klub kompetitiv për të fituar edhe njëherë në karierrën e tij Ligën e Kampioneve. Kapiteni i klubit ka kontratë deri në 2021 me bavarezët dhe largimi i tij do ishte një furtunë e vërtetë për skuadrën.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035138130187988