INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mëmësia në traditë dhe përgjegjësia

Mëmësia në traditë dhe përgjegjësia

Publikuar më: 10:15 19-01-2018

Nga Lira Gjika

Mëmësia në traditën tonë është konsideruar dhe vazhdon të konsiderohet sakrificë e vetmohim dhe jo zgjedhje. Marrëdhënia nënë-fëmijë konsiderohet e njëanshme duke ia atribuar nënës të gjithë meritat. Ky qëndrim përjashton në mënyrë automatike si fëmijën ashtu edhe babain. Ata vendosen padrejtësisht në pozita pasive dhe faji. Kjo nuk është e vërtetë, pasi secili prej tyre ka rëndësinë e padiskutueshme në këtë proçes:

Fëmija i jep mundësinë nënës për t’u realizuar në mëmësi dhe për të marrë përgjegjësi për fjalën dhe veprimet e saj.

Mashkulli-Burri-Bashkëshorti i beson “farën e jetës”: dhe pa të cilin nuk do të mund të rrisë jetë brenda trupit të saj. Në mënyrë të pavetëdijshme, ajo i harron ata duke parë vetëm atë çka ajo përjeton. Natyrisht, në një vend të varfër jeta është e vështirë dhe askujt nuk i krijohet mundësia për të tejkaluar vuajtjen, sepse ajo kthehet në normalitet. Kështu, në mënyrë të pavullnetshme, ajo nuk e zhvillon mëmësinë e saj, por e përdor atë. Ajo pohon se e mbush jetën e saj me fëmijën, por nuk arrin të perceptojë atë çka shkakton ky pohim.

Mëmësia është niveli psikik më i lartë natyror që femra mund të arrijë. Gruaja, kur bëhet nënë, arrin një dimension të ri në raport me të tjerët. Mëmësi nuk do të thotë thjesht ta duash fëmijën. Mëmësi do të thotë të shohësh çdo fëmijë si birin apo bijën e një nëne, duke shmangur paragjykymet dhe flakjen.

Struktura e të menduarit “treshe”: burri-gruaja-fëmija nuk ka zënë ende vend në traditën e „re“ familjare shqiptare. Fakti që vazhdohet të flitet për sakrifica dhe jo për përgjegjësi e tregon këtë. 

Me leje të posaçme nga Lira Gjika.

Article Logic
Execution time: 0.0027430057525635