INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Melania thyen heshtjen për krizën mes çiftit presidencial. A e tradhëtoi Trump me 'yllin e pornografisë'

Melania thyen heshtjen për krizën mes çiftit presidencial. A e tradhëtoi Trump me 'yllin e pornografisë'

Publikuar më: 18:41 28-01-2018

Zonja e parë e SHBA-ve Melania Trump ka thyer heshtjen, pas thashethemeve që po qarkullonin në media se po kalonte probleme martesore, mes spekullimeve rreth besnikërisë së burrit të saj. Zëdhënësja e Zonjës së Parë, Stephanie Grisham, foli për një "listë të raportimeve të rreme ", në një përgjigje të dukshme ndaj pretendimeve të se kishte pasur një marrëdhënieje midis presidentit Trump dhe një pornostareje. Ajo foli pasi znj. Trump anuloi planet për t'u bashkuar me Trump në një samit ekonomik në Davos këtë javë. Vendimi i saj për të mos udhëtuar u njoftua në përvjetorin e 13 të martesës së çiftit, një ditë para se manajti të udhëtonte në Zvicër. Zyra e znj. Trump përmendi "disa çështje logjistike " të paspecifikuara për ndryshimin e vonshëm, por spekulimet se Zonja e Parë ishte duke mbajtur distancën e saj nga udhëheqësi i SHBA u përhapën me shpejtësi. Thashethemet u ushqyen më tej, pasi përvjetori i çiftit kaloi pa u përmendur publikisht as nga të dyja palët. Daily Mail njoftoi se zonja Trump kaloi një numër netësh në një hotel të Uashingtonit, pas raporteve dhe lajmeve të publikuara për lidhjen e aktores pornografike Stormy Daniels me Trump. Daniels pretendon se kishte një lidhje me zotin Trump në vitin 2006, pak pasi u martua. Orë pas botimit të lajmit, drejtori i komunikimeve të Zonjës së Parës reagoi duke i konsideruar thashetheme këto informacione.

Article Logic
Execution time: 0.0034010410308838