INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mediat turke hedhin baltë mbi imazhin e Almeda Abazit, prezantuesja e ''DWTS'' reagon ashpër [FOTO]

Mediat turke hedhin baltë mbi imazhin e Almeda Abazit, prezantuesja e ''DWTS'' reagon ashpër [FOTO]

Publikuar më: 19:37 30-03-2018

Almeda Abazi është një ndër modelet shqiptare më simpatike, padyshim pamja e saj e jashtme shpesh herë e ka vënë në qendër të thashethemeve. Padyshim shkaku i këtyre thashethemeve nuk është vetëm pamja e saj e jashtme, por edhe lidhja e saj me aktorin e famshëm turk.

Pas një problemi shëndetësorë që pësoi i dashuri i saj, prezantuesja e “DWTS” është detyruar të gjendet pranë aktorit turk, por mesa duket kthimi i saj në turqi është shoqëruar më një sërë akuzash kundër saj.

Mediat turke kanë shkruar ditën e sotme se aktorja ka kryer ndërhyrje estetike në fytyrë. Sipas tyre, 26-vjeçarja ka ndërhyrë në nofull dhe ka ngritur mollëzat.

Mesa duket, këto akuza nuk i kanë pëlqyer Almedës, e cila pak më parë ka postuar në Instastory-n e saj një mesazh për të gjithë ata që ishin marrë me lajmin e rremë për të:

“Nuk jam kundër ndërhyrjeve estetike por nuk e kuptoj pse flisni për diçka që s’e kam bërë? Nuk keni lajme të tjera për të bërë? Pse vazhdoni të flisni për diçka që e kam sqaruar?

Me kohen do t’ju jap lajme qe te flisni. Meqë ra fjala, ju i keni pare fotot e mia te 12, 13 viteve më parë.

Çfarë po bëni tani pash zotin? S’doja të flisja për këtë temë dhe s’doja të harxhoja kohën, por më detyruat.”- ka shkruar ajo në turqisht.

statusi.png

Article Logic
Execution time: 0.0023279190063477