INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mediat shqiptare: Fifi nuk ndihet e denjë për skenën e Këngës Magjike! Këngëtarja sapo na zbuloi të vërtetën [FOTO]

Mediat shqiptare: Fifi nuk ndihet e denjë për skenën e Këngës Magjike! Këngëtarja sapo na zbuloi të vërtetën [FOTO]

Publikuar më: 21:58 05-12-2018

Gjatë këtyre ditëve në media ka qarkulluar lajmi se fifi nuk ndihej aspak mirë për pjesëmarrjen e saj në "Kënga Magjike" këtë vit.

Edhe pse me një baladë që është diskutuar mjaft se mund të jetë fituese këtë vit, mediat shkruan se këngëtarja për shkak të stresit të tepërt ka shtuar disa kile në peshë ,çka e ka bërë atë të mos ndihet aspak mirë në skenë.

E megjithse ky lajm qarkulloi në media duke u deklaruar si diçka që këngëtarja e ka thënë vetë gjatë një interviste, në fakt rezultoi se nuk ishte aspak kështu.

Për INtv.al Fifi ka zbuluar se kjo deklaratë nuk është aspak e vërtetë dhe se ajo nuk e ka thënë kurrë diçka të tillë. Ajo ndihet mjaft mirë me format e saj dhe nëse do të ishte prej kilogramëve të tepërt atëherë ajo do të dobësohej.

fifi1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032401084899902