INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mediat italiane e cilësuan Wanda Narën si të paaftë për menaxhere, vjen reagimi i Icardit: ‘’Ç’janë këto fjalë?...’’

Mediat italiane e cilësuan Wanda Narën si të paaftë për menaxhere, vjen reagimi i Icardit: ‘’Ç’janë këto fjalë?...’’

Publikuar më: 14:57 10-01-2019

Mauro Icardi po diskutohet shumë kohëve të fundit për largimin e mundshëm nga ekipi i Inter.

Një ditë më parë klubi zikaltër e kishte gjobitur për shkak të kthimit me vonesë nga Argjentina, ku bashkëshortja e tij Wanda, “thumbonte” drejtuesit e ekipit me një postim në rrjetin social “Instagram”.

Ndërkohë gazeta e fashme “Gazzeta dello Sport” ka bërë një artikull ku thotë se drejtuesit tjetër do të negociojnë me një përfaqësues tjetër për Icardin, pasi nuk i pëlqen wanda.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Mauros në rrjete sociale:

“Nga vijnë këto fjalë? A është e mundur që një gazetë si “Gazzetta dello Sport” të shkruajë budallallëqe të tilla?”- ka qenë mesazhi.

Pak minuta më vonë ai ka bërë një tjetër postim ku shkruhej: “Dua të saktësoj se jam shumë i lumtur dhe i kënaqur me punën që kemi bërë bashkë deri tani. Për këtë arsye, Wanda Icardi do të jetë menaxherja ime deri në fundin e karrierës”.

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0034530162811279