INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mediat gjermane: Euronews Albania garanci për lirinë dhe standartet [FOTO/VIDEO]

Mediat gjermane: Euronews Albania garanci për lirinë dhe standartet [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 14:28 09-10-2018

Mediat gjermane i kushtojnë një artikull të gjatë situatës së rëndë në të cilën ndodhet media në vendet Ballkanit Perëndimor, duke vënë theksin se demokracia është në rrezik në këto vende. Për të konkretizuar këtë situatë të rëndë për demokracinë, në portalin e gazetës gjermanes ‘Handelsblatt’, në shkrimin me titull “Mediat në Ballkan nën darë”, është marrë në analizë të plotë gjendja e medias në Shqipëri. Ndërkohë një hapësirë jo të vogël të këtij shkrimi i ka kushtuar edhe Doice Welle në shqip.
Gazeta Handelsblatt:
“Mediat ndodhet nën darë, prej nga ato nuk mund të çlirohen vet. Televizioni në vendin me 2,8 milionë banorë ndodhet në duart e oligarkëve. Kjo ka pasoja. „Ne si gazetarë investigativë kërcënohemi anembanë në rajon”.
Në këtë situatë dramatike për gjendjen e medias në Shqipëri, gazeta “Handelsblatt” i bën jehonë ardhjes së Euronews edhe në Shqipëri. Hapja e Euronews Albania shihet si dritë jeshile për të ardhmen e medias në Shqipëri dhe më gjerë.
Gazeta Handelsblatt:
“Gazetaria më e mirë është ajo nga bota e jashtme. Euronews së shpejti do të hapë një zyrë korrespondentësh vendas në Tiranë. „Ne duam të sjellim në treg një vështrim të kthjellët me standarte të reja". Fillimi i Euronews është modest, por një kontribut i rëndësishëm për një liri më të madhe të medias, që është e domosdoshme për një demokraci funksionuese në skajin juglindor të Europës”.

euronews_ok.png

Por në shkrim ka një pasaktësi, pasi media prestigjioze Euronews nuk do hapë një zyrë në Shqipëri por Televizion Euronews Albania, ku do punësohen mbi 100 profesionistë në fushën e medias dhe do të mbulojë gjithë trevat shqipfolëse Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi.

Article Logic
Execution time: 0.0037710666656494