INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mediat e huaja JEHONE protestës së opozitës: Mijëra shqiptarë kërkojnë rrëzimin e qeverisë

Mediat e huaja JEHONE protestës së opozitës: Mijëra shqiptarë kërkojnë rrëzimin e qeverisë

Publikuar më: 16:20 16-03-2019

Mijëra qytetarë, kanë dalë në protestën e thirrur nga opozita, përballë Kryeministrisë. Ajo që vihet re nga fotot e videot që qarkullojnë në media është një pjesëmarrje e lartë e protestuesve që brohorasin njëzëri "Rama ik".

Protesta nisi rreth orës 11:00, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Washington Post, duke iu referuar Associated Press, shkruan se mijëra mbështetës të opozitës së qendrës së djathtë, të udhëhequr nga Partia Demokratike, u mblodhën të shtunën para zyrës së kryeministrit Edi Rama për të kërkuar dorëheqjen e tij.

Në drejtim të godinës së Kryeministrisë janë hedhur qese me bojë, tymuese dhe flakadanë, kryesisht nga banorë të unazës së re, që protestojnë prej disa muajsh, në mbrojtje të banesave të tyre.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë paralajmëruar opozitën kundër përdorimit ose nxitjes së dhunës dhe për t’u ulur për bisedime. Tubimet e fundit janë bërë të dhunshme, dhe policia ka reaguar me hedhjen e gazit lotsjellës.

mediasd.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031599998474121