INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Media shqiptare keqkupton Rita Orën! Ja çfarë tha ajo për Dua Lipa-n! [VIDEO]

Media shqiptare keqkupton Rita Orën! Ja çfarë tha ajo për Dua Lipa-n! [VIDEO]

Publikuar më: 19:22 18-02-2018

E pranishme së fundmi ne Kosovë, Rita Ora ka qenë qendër të vëmendjes për çdo veprim të sajin. Para fillimit të koncertit në Prishtinë këngëtarja shqiptare ka mbajtur një konferencë për shtyp dhe ku edhe u keqkuptua nga media shqiptare.

U shkruajt shumë se Rita se e injoroi totalisht Dua Lipan në pyetjen e bërë nga një gazetare nëse Kosova do të kishte ndonjëherë mundësinë që të shihte tre këngëtaret shqiptare, Ritën, Bebe Rexhën dhe Dua Lipën, në një koncert së bashku. Në të vërtetë ORA nuk përmendi vetëm Beben por edhe Lipa-n.

Ja përgjigjia e saktë e Ritës:

"Une di që ne jemi shumë të zëna. Kam patur shansin të takohem me Bebe Rexhën në New York dhe tani ajo është mike e mirë e imja, ajo është shumë ‘cool’ dhe ‘fun’, por nuk kam patur shansin te takohem me Duan siç duhet pasi edhe ajo është shumë e zënë, aktualisht është duke realizuar një tur muzikor dhe unë gjithashu me tur dhe duke bërë punët e mia. Por, nuk dihet nëse do të jemi bashkë në një koncert. Kurrë nuk duhet thënë kurrë", u shpreh Rita, transmeton intv.al

Ky ishte një sqarim për shumë persona të cilët si shumë nga mediat shqiptare e kanë keqkuptuar Ritën duke thënë se e injoroi Dua-n shumë keq. Më poshtë do mund të shihni pjesën ku Rita i përgjigjet pyetjes./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0043301582336426