INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Media italiane, publikoi kronikën ku trafikanti flet për shit-blerjen e votës/ Vasili: ''Krimi i organizuar bleu votat, Rama ka frik...''

Media italiane, publikoi kronikën ku trafikanti flet për shit-blerjen e votës/ Vasili: ''Krimi i organizuar bleu votat, Rama ka frik...''

Publikuar më: 13:53 23-02-2019

“Krimi i organizuar bleu votat, e bëri Ramën të paraqitej pa program dhe të kërkonte vetëm timonin dhe tepsinë, sepse vetëm timoni i duhej kriminelëve",- është shprehur Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Reagimi i tij, ka ardhur pas publikimit të kronikës së përgatitur nga media italiane, "Rai 2", ku u intervistua një nga trafikantët e Shijakut, i cili fliste për mënyrën sesi me paratë e drogës blihen zgjedhjet në Shqipëri.

Vasli ka theksuar se kronika e "Rai 2", e tregon më së miri se çfarë ndodh me votat e qytetarëve shqiptarë, duke u shprehur gjithashtu se këta kriminelë mbjanë peng Edi Ramën dhe nuk e lejojnë të japë dorëheqjen.

"Krimi i organizuar bleu votat, e bëri Ramën të paraqitej pa program dhe të kërkonte vetëm timonin dhe tepsinë, sepse vetëm timoni i duhej kriminelëve. Ai u dha shqiptarëve alternativën e vetme, krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Telekomandën e Ramës dhe të deputetëve të mazhorancës e mban vetëm krimi i organizuar. Ramën e mbajnë në pushtet dhe ja mbledhin dorën për të mos u larguar nga karrigia kriminelët që e kanë vënë aty”,- tha ndër të tjera Petrit Vasili. /intv.al

Article Logic
Execution time: 0.0033419132232666