INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Më zvarriste nëpër shtëpi”, aktorja e njohur rrëfen detaje tronditëse se si Johnny Depp ka ushtruar dhunë ndaj saj! [FOTO]

“Më zvarriste nëpër shtëpi”, aktorja e njohur rrëfen detaje tronditëse se si Johnny Depp ka ushtruar dhunë ndaj saj! [FOTO]

Publikuar më: 11:29 13-04-2019

Edhe pse kanë kaluar 2 vite, historia e tyre e vështirë bashkëshortore vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Pasi Johnny Depp hodhi në gjyq ish-bashkëshorten e tij, Amber Heard, për prishje imazhi, kjo e fundit ka vendosur të bëjë publike detaje të reja rreth dhunës që ai ushtronte. Në një intervistë për revistën “People” aktorja rrëfey se Johhny kishte një anë tjetër të tij që ata e quanin “The Monster”.

Sipas saj, ai nuk ka ushtruar vetëm dhunë psikologjike mbi të, por edhe fizike. Amber tregoi se ai bërtiste me të madhe kur nevrikosej, i gjuante me shpullë, e godiste me sende dhe e zvarriste nëpër shtëpi. Depp sillej kështu sa herë bëhej me nerva dhe shpeshherë skena të tilla ndodhnin edhe gjatë kohës kur ata gjendeshin në avion duke fluturuar diku. “Kur ishim në avion ai me godiste me sende të ndryshme, me gota uji. Vendosa të ndryshoja vend por më pas ai më goditi me një karrige” ,-tha ajo ndër të tjera në intervistën e saj.

amber.png

Article Logic
Execution time: 0.003748893737793