INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më thuaj shenjën e horoskopit të të tregoj çfarë vlerëson partneri tek ju...

Më thuaj shenjën e horoskopit të të tregoj çfarë vlerëson partneri tek ju...

Publikuar më: 12:16 15-05-2019

Pas pak kohësh lidhje, është e thjeshtë të harrohet se çfarë e bëri partnerin/partneren të bjerë në dashuri me ty. Cili ishte tipari që e çmendi pas teje?! Horoskopi sigurisht që e ka dhe një përgjigje për këtë dhe se çfarë pëlqen personi i zemrës tek ju mund t’ua parashikojë shenja juaj.

Dashi

Ai/ajo të do për energjinë, pasionin dhe motivimin që ke. Entuziazmi që ke për t’i shkuar gjer në fund gjërave që do është një nga tiparet më tërheq.

Demi

Shijet që ndani me të tjerët. Demi, si shenjë Toke i shijon shumë kënaqësitë e jetës. Ata duan një partner që jo vetëm i kupton, por ndan të njëjtat shije me ta.

Binjakët

Aftësinë për të dëgjuar. Të stimuluar nga dëshira për biseda intelektuale ata duan ta dinë që jeni aty sy e vesh duke ju dëgjuar dhe duke krijuar opinione rreth asaj që po thoni.

Gaforrja

Besnikërinë tuaj! Gaforret duan romancës dhe sigurinë emocionale. Partneri e adhuron faktin që ju as që e konsideroni tradhtinë si opsion.

Luan

Dashurinë e thellë që keni! Partneri juaj Luan do të dijë patjetër sa shumë i doni edhe pasi faza e mjaltit ka mbaruar.

Virgjëresha

Mbështetjen tuaj. Një Virgjëreshë ka një vizion të qartë për gjërat. Të dinë se ju i mbështesni në objektivat apo ëndrrat e tyre është shumë e rëndësishme për ta.

Peshorja

Aftësinë për të vendosur. Kjo shenjë ka nevojë për një njeri romantik, të fortë, të kujdesshëm dhe që di të marrë vendime.

Akrepi

Aftësinë për t’i kuptuar. Ata s’do t’ju vlerësojnë fare nëse përpiqeni t’i bëni xhelozë. Përkundrazi përpiquni të bëheni empatikë.

Shigjetari

Personalitetin tuaj të thjeshtë. Do t’ju bashkohen patjetër në aventurën tuaj të radhës!

Bricjapi

Tiparet e njëjta që ndani. Ata duan një partner me të cilët të ndajnë vlerat, sukseset dhe çdo objektiv të ardhshëm.

Ujori

Aftësinë për të bërë gjërat e tua, vetë! Si shpirt i lirë që janë, duan njerëz të PAVARUR afër tyre.

Peshqit

Aftësinë për të menduar. Peshqve i duhet dikush që i kupton dhe është po aq i mendueshëm sa ato.

Article Logic
Execution time: 0.0032539367675781