INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Me sinqeritetin më të madh''/ Kiara Tito flet më në fund TROÇ për lidhjen me Butrintin dhe s’ka më dyshime: Nisi si...[FOTO]

''Me sinqeritetin më të madh''/ Kiara Tito flet më në fund TROÇ për lidhjen me Butrintin dhe s’ka më dyshime: Nisi si...[FOTO]

Publikuar më: 17:59 08-06-2019

Është folur shumë për një romancë të mundshme mes tyre, por kurrë nuk e pranuan publikisht. E kush më mirë se vetë protagonistët, Kiara Tito dhe Butrint Imeri mund të sqaronin tamam publikun lidhur me këto thashetheme që kanë qarkulluar lart e poshtë.

E ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” Kiara Tito është përgjigjur duke dhënë një përgjigje të qartë për raportin mes saj dhe këngëtarit.

“Shpeshherë kam dëgjuar këto ditë se më në fund publikuat foto e bëtë publike marrëdhënien tuaj. Ndërkohë që nuk është e thënë që ti të marrësh pjesë në videoklipin e një shoku dhe të publikosh e pohosh marrëdhënien që mund të keni përveçse shoqërore. E them me sinqeritetin më të madh, nuk ka asgjë mes ne të dyve. Nuk, e di përse është keqkuptuar që prej kohës së “Select”-it nisi si thashethem dhe u vazhdua për vite me rradhë. Por unë e kam me të vërtetë mik të mirë. Nuk mund ta them që më pëlqen kjo gjë “je apo s’je” se ka momente që bëhet e bezdishme. Por do thuash ti vetë e ke fajin…”- ka treguar moderatorja e njohur duke u shprehur se është mësuar tashmë me lajmet që shkruhen për të.

 

TRIKT.png

Article Logic
Execution time: 0.0017271041870117