INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me siguri nuk e mbani mend kështu! Zbulohen nga arkiva FOTOT e Marina Vjollcës në emisionin e parë si prezantuese

Me siguri nuk e mbani mend kështu! Zbulohen nga arkiva FOTOT e Marina Vjollcës në emisionin e parë si prezantuese

Publikuar më: 18:07 01-09-2018

Ajo sigurisht që është një prej femrave të showbiz-it shqiptar që merr jo pak vëmendje.

Dhe normalisht që prej kurorëzimit të lidhjes së saj me reperin e njohur Getoar Selimi, kemi qenë gjithë sy e veshë për të zbuluar nëse Marina është shtatzënë ose jo, disa foto na e tregojnë me bark të rrumbullakosur disa të tjera jo. 

Pastaj me nisjen e sezonit të ri televiziv interesi është rritur se ku do t’a shohim Marinën dhe duke konsideruar se dhe pak ditë kanë mbetur nga nisja zyrtare e sezonit televiziv, Marina nuk gjendet askund.

Ajo mungon në promot e TV Klan teksa nuk ka asnjë informacion nëse ekziston ndonjë projekt i cili do e kthejë sërish në ekran.

Por, teksa projektet mbesin mister, pamjet e Marinës në programin e parë si prezantuese nuk janë më të tilla!

Ka qenë Top Channel që ka hapur arkivat duke transmetuar sekuenca nga emisioni i parë i ‘Procesit Sportiv’, në vitin 2008, plot 10 vite më parë kur Vjollca kaloi nga velina e Fiksit si prezantuese krah Ed Manushit.

marinaaaa.png

marinaa1.png

Article Logic
Execution time: 0.003964900970459