INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Me siguri fansat e Selena Gomez, do të mërziten pas këtij lajmi [FOTO]

Me siguri fansat e Selena Gomez, do të mërziten pas këtij lajmi [FOTO]

Publikuar më: 08:31 31-08-2018

Selena Gomez nuk është kufizuar vetëm tek muzika në karrerën e saj. Këngëtarja ka provuar modelingun apo edhe aktrimin. Sa i përket këtj të fundit, një lajm jo i mirë vjen për fansat e saj.

Filmi me regji të Woody Allen, në të cilin merr pjesë edhe Selena Gomez ndoshta nuk do të dalë kurrë nëpër kinema.

Projekti i quajtur ‘A Rainy Day in New York’ ka përmbajtje kontroversiale. Në vitin 2014-të, Allen është akuzuar për abuzim seksual nga vetë vajza e tij e adoptuar. Në një prej artikujve të New York Times, ajo u shpreh se Allen ka abuzuar me të vetëm kur ajo ishte 7 vjeç. Edhe pas kësaj ngjarjeje, ai vazhdoi të bëjë filma dhe të punojë në Hollywood. Pavarësisht akuzave, VIP-at, përfshi këtu edhe Selena Gomez-in pranuan bashkpunimin me të.

Filmi që u xhirua dimrin e kaluar, para se të bëhej lëvizja #MeToo. Menjëherë pas kësaj u vunë në qendër të vëmendjes gjithë akuzat ndaj Allen.

Ky film u ble nga Amazon dhe pritej të jepej këtë vit, por duket se deri më tani askush nuk ka ndërmend ta transmetojë.

Projekti përfshin Selena Gomez-in, Timothee Chalamet, Jude Law dhe Elle Fanning dhe është konsideruar kontroversial pasi në përmbledhje e tij, Law bën seks me një personazh 15-vjeçar.

-640-0-5b88dcd5879e2.jpg

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0044879913330078
    array(1) { ["section"]=> string(73) "me-siguri-fansat-e-selena-gomez-do-te-merziten-pas-ketij-lajmi-foto-69832" }