INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me siguri e keni humbur takimin e befasishëm mes Stresit dhe Saimir Tahirit, reperi zbulon për herë të parë të vërtetën e arrestimit [VIDEO]

Me siguri e keni humbur takimin e befasishëm mes Stresit dhe Saimir Tahirit, reperi zbulon për herë të parë të vërtetën e arrestimit [VIDEO]

Publikuar më: 23:52 20-04-2018

Dikur i iku nga komisariati, sot Stresi u përball me Saimir Tahirin!

Ai e ka treguar gjithmonë se nuk e ka pëlqyer ish-ministrin Tahiri, por ata janë takuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan. Nuk ishte një takim i mirëfilltë, pasi ata thjeshtë janë hasur në ambientet e televizionit teksa Tahiri po dilte nga studio dhe Stresi po futej. Shkëmbimi mes tyre ishte i ftohtë, edhe pse përshëndetjet nuk munguan.

“Si je, si kalove, mirë je?”, përshëndet i pari Tahiri, teksa merr edhe përgjigjen nga Stresi i cili siç shihet në video nxiton për tu futur në studio teksa Arjan Çani kishte thirrur emrin.

Stresi foli për herë të parë gjithashtu për arrestimin e tij para pak ditësh dhe u shpreh se nuk është e vërtetë asnjë deklaratë e shkruar në media gjatë kohës kur ai ishte në qeli.

Stresi tha se ishte një arrestim absurd sepse ai kishte vetëm 5 minuta që kishte shkuar në atë klubin ku u kap dhe nuk pranoi që po konsumonte drogë. Ai tha që sasia e kapur ishte aq e vogël saqë është absurde të vijnë 50 policë në një operacion të tillë. Stresi i mëshoi faktit që ai arrestim u bë për arsye politike si dhe policia kishte qëllim të kapte armë te ai dhe miqtë e tij, por që ata nuk kishin asgjë.

Article Logic
Execution time: 0.0039958953857422