INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më shumë se tre orë në rrjetet sociale! Çfarë i pret adoleshentët?

Më shumë se tre orë në rrjetet sociale! Çfarë i pret adoleshentët?

Publikuar më: 10:36 13-09-2019

Askush nuk po i shpëton dot teknologjisë, telefonët janë pjesë e pandarë e përditshëmrisë sonë. Dhe të rinjtë janë ata të cilët po preken më shumë nga efektet e epokës teknologjike.

Pikërisht adoleshentët të cilët kalojnë më shumë se tre orë në ditë duke përdorur rrjetet sociale kanë një probabilitet më të lartë të preken nga probleme të shëndetit mendor.

Një studim i botuar nga revista shkencore Jama Psychiatry, e i realizuar nga kërkuesit e Johns Hopkins University në Baltimora, tregon se për këtë kategori është shumë i madh rreziku i prekjes nga ankthi dhe depresioni.

Studimi u krye mbi gati 6.600 adoleshentë amerikanë të moshave nga 12 deri në 15 vjeç, dhe tregoi se ata kishin më shumë gjasa të shfaqnin probleme si depresioni apo gjendja e vetmisë, sesa të rinjtë që ose nuk i përdornin mediat sociale, ose kalonin shumë pak kohë me to.

Sipas ekspertëve, adoleshentët e fiksuar pas këtyre platformave bëjnë shpeshherë një gjumë jo cilësor, ndërsa për ta shtohet risku i të qenit viktima të bulizmit kibernetik, ose vështirësive që i sjell përballja me jetën reale.

Por edhe pse studimet janë të shumta dhe paralajmërojnë rreziqe shumë njerëz tashmë i janë dorëzuar pushtetit të telefonëve.

Article Logic
Execution time: 0.00360107421875