INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më shumë se gjysma e punëve do të kryhen nga robotët deri më 2025

Më shumë se gjysma e punëve do të kryhen nga robotët deri më 2025

Publikuar më: 09:42 17-09-2018

Robotët do të kryejnë 52 për qind të detyrave aktuale të punës deri në vitin 2025, gati dy herë më shumë se sa sot, tha të hënën një studim i Forumit Ekonomik Botëror (WEF).
“Deri më 2025 më shumë se gjysma e detyrave të punës do të kryhen nga pajisjet, në krahasim me normën aktuale prej 29 për qind”, deklaron organizata joqeveritare me bazë në Zvicër.
Raporti , “E Ardhmja e vendeve të Punës 2018”, parashikon që robotët do të zëvendësojnë njerëzit në sektorin e menaxhimit të klientëve, kontabilitetit, postës dhe ata industrialë.
Në po të njëjtën kohë, në raport është thënë se do të ketë rritje të kërkesës për vendet e punës që kërkojnë “aftësi njerëzore”, siç janë shitjet, marketingu, shërbimet ndaj konsumatorit, së bashku me ato që lidhen me shitjet online dhe rrjetet sociale. Sipas raportit, sfida kyçe do të jetë në fazën e trajnimit të punëtorëve, sidomos në fushën e “kreativitetit, mendimit kritik dhe vendosmërisë”. Në këto të gjetura Qeveritë këshillohen, që të përgatisin punëtorët e rrezikuar nga ato që janë konsideruar si “ndryshime të mëdha” në kualitetin dhe vazhdimësinë e vendeve të punës.

Article Logic
Execution time: 0.0026078224182129