INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më shumë se gjysma e fëmijëve shqiptarë raportojnë shkelje të drejtash! Ja kategoritë...

Më shumë se gjysma e fëmijëve shqiptarë raportojnë shkelje të drejtash! Ja kategoritë...

Publikuar më: 10:19 01-04-2019

Komiteti i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve ka hartuar një raport në lidhje me zbatimin e Konventës së të Drejtave të Fëmijës. Në kuadër të hartimit të Raportit të Pestë Periodik të Republikës së Shqipërisë, u mblodhën mendime nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe fëmijët, me mbështetjen e UNICEF në Shqipëri.
Ra në sy se mbi më shumë se gjysma e fëmijëve kanë raportuar probleme. Më të prekur janë fëmijët me aftësi të kufizuara. Rreth 53% e tyre kanë raportuar shkelje të të drejtave. Ndërsa 47% deklarojnë se janë viktima të dhunës dhe abuzimit. Gjithashtu rreth 44% mendojnë se të drejtat e fëmijëve për shërbime shëndetësore shkelen, po kështu dhe e drejta për t’u arsimuar nuk zbatohet njëlloj për të gjithë fëmijët. 40% e tyre raportojnë se arsimi nuk ju garantohet konform rregullave dhe ligjeve.
Në studim morrën pjesë 1084 fëmijë dhe të rinj të moshës 15-24 vjeç dhe i dhanë përgjigje pyetjeve lidhur me zbatimin e shtyllave kryesore të Konventës për të Drejtat e Fëmijës.

tab_femokkk.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003911018371582