INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më shumë se Fevziu dhe Çani? E pyesin se sa do të paguhet në punën e re në Klan, Turjan Hysko përgjigjet kështu, mësojeni!

Më shumë se Fevziu dhe Çani? E pyesin se sa do të paguhet në punën e re në Klan, Turjan Hysko përgjigjet kështu, mësojeni!

Publikuar më: 22:42 20-06-2018

“Turi i Vizionit” nuk do të jetë më i tillë. Prej datës 1 qershor Turjan Hysko ka marrë frenat e një televizioni të ri, atë të Klan Plus. Ai do të drejtojë këtë ekran, të cilin sezonin e ardhshëm do ta sjellë krejtësisht të reformatuar. Prej 14 vitesh Turi ka qenë figura me të cilën “shtëpia” e Vizion Plus identifikohej, por tashmë ai do të nisë një aventurë të re.

Së bashku me Turin do të largohet edhe trupa e aktorëve të Apartamentit 2XL, të cilët vendosën ta ndiqnin moderatorin në sipërmarrjen e re. Në një intervistë për Panorama Plus, Turi është pyetur sa është rroga e tij, krahasuar me Fevziun, Çanin, Mamaqin, Gjebrean etj.

“Paguhem aq sa kam rënë dakord me Aleksandër Frangajn. Sa paguhen të tjerët, nuk kam interes ta di.”- është përgjigjur moderatori.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034110546112061