INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me sa duket, një tjetër “Wonder Woman” është në horizont [VIDEO]

Me sa duket, një tjetër “Wonder Woman” është në horizont [VIDEO]

Publikuar më: 13:56 19-07-2017

“Professor Martson and the Wonder Women” bazohet në dramën psikoseksuale ndermjet mashkullit që krijoi Wonder Woman dhe dy femrat që e frymëzuan.

Ky nuk është një tjetër film vetëm me superheronj. Edhe pse filmi “Wonder Woman” me Gal Gadot, po vazhdon të ketë ende sukses, filmi i ri që do të vijë ka një tjetër ngjarje lidhur me këtë personazh legjendar.

Me regji të Angela Robinson, filmi dramatik i vendosur në 1940-ën, tregon historinë e Professor William Marston (Luke Evans), krijuesit të Wonder Woman dhe lidhjes së tij me dy femrat që e frymëzuan.

Këto dy muza janë gruaja e tij Elizabeth (Rebecca Hall) dhe e dashura e tyre Olive Byrne (Bella Heathcote). Bashkëjetesa e tyre dhe interesi për feminizmin, paqen dhe lidhjet e forta, të gjitha këto luajnë një rol të veçantë në krijimin e një superheroine si Wonder Woman.

Filmi pritet të dalë në kinema më 27 Tetor 2017.

Article Logic
Execution time: 0.0034260749816895