INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me rritjen e revoltës studentët shtojnë dhe kërkesat! Ja 10 të reja…[FOTO]

Me rritjen e revoltës studentët shtojnë dhe kërkesat! Ja 10 të reja…[FOTO]

Publikuar më: 11:45 07-12-2018

Me mijëra studentë i janë drejtuar godinës së Ministrisë së Arsimit. Po me rritjen e revoltës ata kanë shtuar kërkesat. Në veçanti ata të Universitetit Bujqësor të Kamzës kanë paraqitur një sërë kërkesash të reja.

Përveç 4 kërkesave kryesore e të bëra të ditura, nga të gjithë studentët si anulimi i VKM për tarifën shtesë për provimet e mbartura, që në fakt nga kjo ministria u tërhoq. Ndërsa kanë mbëtur pa u plotësuar dhe përgjysmimi i tarifës së studimit, përmirësimi i kushteve të konvikteve dhe ajo që studentët të jenë pjesë e bordit të administrimi, studentët e Kamzës kanë shtuar dhe të tjera:

1- Paisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018 – 2019;
2- Rritja e buxhetit për arsimin me 8% të GDP-së, buxheti për vitin 2019;
3- Reduktimi tarifës me 30% për vitin akademik 2018 – 2019;
4- Reduktimi tarifes me 50 % për vitin akademik 2019 – 2020;
5- Arsim publik falas për vitin akademik 2020 – 2021;
6- Përmirësimi i kushteve të konvikteve të Universitetit Bujqësor të Tiranës;
7- Mbështetja e aktiviteteve dhe projekteve të studentëve me një fond të veçantë, nivel fakulteti;
8- Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore;
9- Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor;
10- Rritja nga 10% në 40% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rektor, dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.

foto.jpg

fot.jpg

 fotttt.jpg

fottt.jpg 

 studente.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0042281150817871