INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më në fund! Whatsapp sjell risinë që të gjithë e donim

Më në fund! Whatsapp sjell risinë që të gjithë e donim

Publikuar më: 20:59 16-01-2018

“WhatsApp”një nga aplikacionet më të përdorura për komunikimin dhe shpesh herë sjell risi duke u përmirësuar dhe duke bërë të lumtur përdoruesit. Opsioni i ri që pritet të sjellë do t’i mahnisë përdoruesit pasi do ta bëjë më interesant komunikimin me miqtë.

WhatsApp bën me dije se tanimë po vjen një përditësim i ri beta, të cilin kompania e ka lëshuar këtë javë. Bëhet fjalë për një veçori të re që shfaq një buton të ri i cili automatikisht ju kalon në komunikimin video.
Deri tani nëse po flisnit pa “kamera” dhe duhet ta fikni telefonatën për të bërë një telefonatë me “kamera”, tashmë do e keni shumë të lehtë, sepse s’do nevojitët ta mbyllni telefonatën, por thjesht të shtypni një buton.

Funksioni i ri u zbulua për herë të parë nga WABetaInfo, megjithatë, ata thonë se për momentin kjo është në dispozicion vetëm për përdoruesit e regjistruar në versionin beta të WhatsAppit.

Article Logic
Execution time: 0.0037329196929932