INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më në fund! SnapChat sjell risinë që të gjithë donim dhe tani mund të “gënjejmë” fare lehtë! [FOTO]

Më në fund! SnapChat sjell risinë që të gjithë donim dhe tani mund të “gënjejmë” fare lehtë! [FOTO]

Publikuar më: 22:16 31-01-2018

Rrjetet sociale janë në një “luftë” të hapur me njëri-tjetrin. Të gjithë jemi fiksuar pas tyre dhe çdo ditë e më shumë sjellin risi të ndryshme për të kënaqur përdoruesit e tyre. Aq shumë ndryshime kanë pësuar, saqë tashmë Instagram, SnapChat, Facebook etj, na duken njësoj.

Mirëpo aplikacioni shumë i pëlqyer nga përdoruesit, SnapChat ka bërë së fundmi një përditësim tjetër që të gjithë po prisnim. Dhe tani mund të “gënjejmë” pa merak.

Bëhet fjalë për atë kornizën që rrethonte foton kur e hidhnim në Snapchat, por që nuk ishte e çastit sepse e merrnim nga galeria. Por tani ajo kornizë nuk do të shfaqet më, sepse Përditësimi i ri (update) na lejon të hedhim foto të disa ditëve apo muajve më parë, pa e kuptuar njeri se kur janë shkrepur!

stopre.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0045149326324463