INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më në fund! Ronela Hajati zbulon raportin me Young Zerkën [VIDEO]

Më në fund! Ronela Hajati zbulon raportin me Young Zerkën [VIDEO]

Publikuar më: 18:10 05-05-2018

E shtuna solli në ‘Një kat më lart’ të tjerë personazhe në shtëpinë e fundjavës. Moderatori Ermal Peçi mirëpriti Ronela Hajatin e cila së fundmi ka prezantuar për ndjekësit e saj, klipin më të fundit. Lajmet rreth këtij projekti, por edhe jetës së saj personale kanë marrë shpesh vëmendjen e mediave roze. Raporti i Ronelës me Young Zerkën prej kohësh diskutohet edhe pse deri të shtunën nuk kishim ende një konfirmim. Ermali e pyeti rreth një komenti që ajo bëri te foto e këngëtarit ‘Mine’ e cila ndezi debatet online. A u pendua ajo që i shkruajti ‘Mine’? E pranon ajo që janë në një lidhje?

‘Unë ashtu i shkruaj edhe shokut tim, Jurgenit. Pse nuk merrën portalet me të? E kam shok, e kam vëlla, i them të dua, pse s’merren me të? – tha Ronela, teksa Ermali ndërhyn direkt duke i thënë se s’mund të lidhet me vëllain… teksa përgjigja e saj shkakton të qeshura pafund:

‘Edhe Zerkën vëlla e kam, po vëlla (qeshin të dy)”

LAJMI_1_BRENDA.jpg

Duke vijuar shakanë e saj, Ermali e pyet nëse të dy bezdisen nga shkrimet rreth tyre ndërsa ajo thotë se nuk e vrasin mendjen. Mos më thuaj që edhe Zerka të shikon si motër, e ripyeti Ermali…

‘Unë kam edhe pamjen, jam si tip motre (qesh) Unë nuk pohoj as mohoj, nuk dua”.

Pse ka marrë këtë vendim? A bëhet ajo xheloze për vajzat në klipet e Young Zerkës? A i zgjedh ajo? Përgjigjet i merrni pas minutës së 15-të të videos.

Article Logic
Execution time: 0.0035009384155273