INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Më në fund pranverë! Nxitoni të përditësoni garderobën tuaj me këto trende

Më në fund pranverë! Nxitoni të përditësoni garderobën tuaj me këto trende

Publikuar më: 12:32 31-03-2018

Më në fund pranverë dhe ditë me plot diell! Një nga gjërat më pozitive e kësaj stine është edhe ndërrimi i gardërobës. Tani duhet që të heqim rrobat e trasha, palltot, xhupat, pellushët, trikot etj., dhe do të përqafojmë me shumë dashuri veshjet e lehta dhe plot ngjyra. E rëndësishme gjithashtu që gaderoba jonë të jetë në koherencë edhe me trendet më të fundit për këtë sezon. Por cilat janë piëkrisht këto trende që në duhet t’I kemi me patjetër dhe nuk duhet të mugnojnë në garderobën tonë të pranverës 2018?

Ngjyrat pastel

Pranvera karakterizohet nga ngjyrat, kryesisht ato të ëmbla. Ngjyrat pastel janë perfekte për këtë pranverë, plus që janë një nga trendet më të mëdha për këtë vit. Ato mund të kombinohen me pothuajse çdo ngjyrë dhe më besoni se është një zgjedhje perfekte për krijimin e një veshjeje të bukur, duke nxjerrë në pah delikatesën tuaj. Ndihet sikur ngjyrat pastel këtë vit vijnë duke na ofruar një ndjenë freskie dhe ëmbëlsie...

pastel.jpg

WhatsApp_Image_2018-03-31_at_12.16.46.jpeg

 

Kuadratet

Kuadratet ishin trendi që dominoi në stinën e vjeshtës dhe të dimrit, por nëse menduat që ky trend i përket vetëm sezonit të dimrit, keni menduar gabim. Firmat e modës na treguan që ky trend do të vazhdojë të jetë prezent edhe në pranverë, por vjen më ëmbël. Nëse gjatë dimrit pamë kuadrate kryesisht gri, në stinën e pranverës do të dominojnë kuadratet me ngjyra.

 

WhatsApp_Image_2018-03-31_at_12.15.47.jpeg

WhatsApp_Image_2018-03-31_at_12.15.46_1.jpeg

 

Vintage Flowers

Sfilatat Pranverë/Verë 2018 shkëlqyen nga prania e "vintage floëers", duke na rikujtuar vitet '50 dhe '60. Lulet do të jenë kudo në këtë sezon: fustane, funde, pantallona, bluza etj. Nëse preferoni stilin bohem, një fustan me "vintage floëers" duhet të jetë patjetër në gardërobën tuaj këtë pranverë dhe verë. Fustanet pranverore me lule do të jenë kryefjala e stilit tuaj!

WhatsApp_Image_2018-03-31_at_12.17.34.jpeg

WhatsApp_Image_2018-03-31_at_12.17.51.jpeg

 

Trouser-Suit

Vitet '60 dhe '80 janë rikthyer fuqishëm, por bashkë me to edhe kostumet pantallona-xhaketë që kanë qenë karakteristikë për ato periudha. Në sfilatat Pranverë/Verë 2018 dominuan kostumet, duke thënë të gjithë njëzëri se një kostum duhet të jetë patjetër në gardërobën e pranverës, por sidomos kostumet me ngjyra, për shembull "millennial pink", që do të ishte përsosmëria vetë. Ato janë kaq elegante dhe plot stil.

suits.jpg

WhatsApp_Image_2018-03-31_at_12.16.32.jpeg

 

Vijat

Vija horizontale, vertikale, diagonale, sido qofshin, mjafton që të jenë protagoniste. Sa i përket ngjyrave, vini në punë imagjinatën, pasi këtë sezon nuk mund të përdorni vetëm versionin klasik bardhë e zi, por t'i përqafoni të gjitha ngjyrat.

WhatsApp_Image_2018-03-31_at_12.19.12.jpeg

WhatsApp_Image_2018-03-31_at_12.18.50.jpeg

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00096607208251953
    array(1) { ["section"]=> string(79) "me-ne-fund-pranvere-nxitoni-te-perditesoni-garderoben-tuaj-me-keto-trende-54169" }