INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Më në fund! Pasi i hodhi “benzinë zjarrit”, truproja i Kylie nuk duron më dhe flet zyrtarisht për atësinë e Stormit, ja e vërteta [FOTO]

Më në fund! Pasi i hodhi “benzinë zjarrit”, truproja i Kylie nuk duron më dhe flet zyrtarisht për atësinë e Stormit, ja e vërteta [FOTO]

Publikuar më: 18:03 12-05-2018

Para pak ditësh në mediat online qarkulloi një teori nisur nga një foto se vajza e Kyliet, Stormi mund të jetë vajza e truprojës së tij dhe jo e Travis Scott. E gjitha kjo për faktin që ngjashmëria e tyre është shumë e madhe.

Ajo foto bëri xhiron e rrjetit dhe të gjithë po aludonin se ai ishte babai i vërtetë i vajzës së sapo sjellë në jetë nga ajo. Mirëpo këto fjalë sigurisht që kanë ngjallur edhe reagimin e Kylie, e cila është shprehur se ka qeshur shumë kur i ka dëgjuar këto.

Por nuk mund të mos i kërkohej një llogari edhe personit i cili aludohet se është babai i Stormit, pikërisht truprojës Tim Chung.

Në një event ku mori pjesë, ai është pyetur nga gazetarët dhe fillimisht qeshi, ndërkohë që më pas tha “nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetje”.

Pas kësaj deklarate të gjithë kujtuan se ai është me të vërtetë babai i Stormit dhe tashmë ka vendosur të flasë njëherë e mirë!

"Unë jam një person shumë privat dhe nuk i përgjigjem thashethemeve dhe historive qesharake që janë kaq shumë për të qeshur. Me respektin e thellë për Kylien, Travisin, bashkë me vajzën dhe familjen e tyre, do doja të sqaroja të vërtetën dhe të them se bashkëveprimet e mia me Kylien dhe familjen e saj kanë qenë të limituara vetëm në një kapacitet strikt dhe profesional. S'ka histori këtu dhe i kërkoj mediave mos të më përfshijnë më në rrëfime që janë mosrespektuese ndaj familjes së tyre", shkruan Tim Chung në Instagram duke shuar zërat.

Tim.png

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00081396102905273
    array(1) { ["section"]=> string(135) "me-ne-fund-pasi-i-hodhi-benzine-zjarrit-truproja-i-kylie-nuk-duron-me-dhe-flet-zyrtarisht-per-atesine-e-stormit-ja-e-verteta-foto-58146" }