INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më në fund ju zbulojmë se kur publikohet bashkëpunimi i Era Istrefit dhe French Montana [FOTO]

Më në fund ju zbulojmë se kur publikohet bashkëpunimi i Era Istrefit dhe French Montana [FOTO]

Publikuar më: 17:27 28-09-2017

Data 25 Shtator kaloi dhe bashkëpunimi i Era Istrefit dhe French Montana nuk u publikua por ne ju zbulojmë datën e saktë kur mund të dashuroheni me projektin e tyre.


Jo më kot Era Istrefi gjithmonë deklaron se nuk dëshiron të japë premtime pasi gjithmonë gjërat shkojnë keq kur premton.  Shumë data janë përfolur për këtë bashkëpunim që flitet të jetë “bileta” e këngëtares Era Istrefi që do i siguroje gjithë vëmendjen e të gjithë mediave botërore. Por këtë herë emisioni “Fun Day” me moderatore Fatma Methasani në INTv ka mundur të ketë informacione të sigurta nga burime të aferta për bashkëpunimin e Erës dhe French Montana-s. Dhe data e saktë do të jetë 28 shtatori (e premte) dhe ju siguron se kjo do të jetë kënga që të gjithe kemi nevojë, do të jetë shumë ritmike të cilën të gjithë do e kërcejmë dhe do dëgjojmë në çdo club jo vetëm në Shqipëri por kudo. Tani ne na ngelet vetëm të presim momentin e lançimit të këngës./intv.al/

intv_fund_day.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034360885620117