INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më në fund! Instagram dhe Whatsapp sjellin risinë që të gjithë prisnim! [FOTO]

Më në fund! Instagram dhe Whatsapp sjellin risinë që të gjithë prisnim! [FOTO]

Publikuar më: 20:57 04-01-2018

Dashur pa dashur, smartphone-at dhe rrjetet sociale janë bërë pjesë e pandarë e jonë. Është pothuajse e pamundur që të gjithë ne të mos kemi qasje në Facebook, Instagram, Snapchat apo edhe në aplikacionet për të komunikuar si Whatsapp, Viber dhe të gjitha këto çdo ditë e më shumë sjellin risi të reja për të plotësuar pritshmëritë e përdoruesve të tyre.

Vitin e kaluar Facebook solli një mori përditësimesh për funksionet që mori nga Snapchat duke i bërë historitë edhe më joshëse për përdoruesit.
Sipas TechCrunch kompania është duke testuar një tjetër funksionalitet ku përdoruesit mund të importojnë historitë nga Instagram në WhatsApp.

Një blog brazilian ka postuar një foto të një historie të Instagram teksa shfaqet në WhatsApp.
Nëse rrjeti social vendos të implementojë një praktikë të ngjashme me WhatsApp, atëherë përdoruesit lehtësisht mund të publikojnë një histori në Instagram dhe më pas ta shpërndajnë në Facebook, Messenger dhe WhatsApp.

Për njerëzit do të jetë edhe më e lehtë ndërsa për ndjekësit e tyre më pak irrituese të shohin të njëjtën histori tek secila prej platformave.

stor.png

Article Logic
Execution time: 0.0051920413970947