INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Më në fund erdhi dhe kjo ditë!’ Elvana Gjata bëhet nuse dhe duket e mrekullueshme! [VIDEO]

‘Më në fund erdhi dhe kjo ditë!’ Elvana Gjata bëhet nuse dhe duket e mrekullueshme! [VIDEO]

Publikuar më: 16:37 24-08-2018

Elvana Gjata është përfolur kaq shumë këtë verë. 

Dhe jo më kot, fillimisht ajo u rikthye me një album, me një super tur, pastaj e pamë me një unazë diamante në gisht dhe aty i vumë kapakun gjërave.

Por Elvana duket se ka vendosur mos t’i mbyllë me aq aludimet, sepse tani ajo ka veshur fustan të bardhë dhe vello.

Elvana e sigurt që nuk po na lë të nënkuptohet se ka plane të mëdha për të ardhmen?

Ka qenë Ermal Mamaqi, miku i saj më i mirë që ka shpërndarë videot në Instagramin e tij.

Teksa Elvana duket se ecën e përlotur, Ermali shkruan:

“S’më besohet që erdhi kjo ditë!" 

Nuk e dimë se çfarë po ndodh realisht, por presim të shohim!

 

S'më besohet që erdhi kjo ditë... @elvanagjataaaa

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Article Logic
Execution time: 0.0038468837738037