INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më në fund! Emoji që keni kërkuar shumë i shtohet listës së ikonave [FOTO]

Më në fund! Emoji që keni kërkuar shumë i shtohet listës së ikonave [FOTO]

Publikuar më: 00:00 10-02-2018

Në muajin nëntor kudo qarkulloi lajmi se një tjetër emoji do t’i shtohet listës së simboleve të cilat plotësojnë komunikimin tonë të përditshëm. E ndërsa tani, mësohet se 12 versione të emoji-it për kokëkuqët janë gati!

Pas punës intensive gati 1-vjeçare, ky simbol është gati ashtu siç u njoftua. Përpos këtij lajmi, kompania e cila merret me këtë, “The Unicode Consortium” zbuloi se përgjatë gjithë vitit do të ketë rreth 157-simbole të reja që do t’u shtohen smartphone-ve.

Emoji i kokëkuqëve, ka qenë më shumë se i kërkuar për një kohë të gjatë, aq sa rreth 22.000 njerëz morën pjesë në peticionin e quajtur : “Kokëkuqët duhet të kenë gjithashtu simbolin e tyre!”
Dhe ky, me shumë gjasa do të jetë super lajm për vajzat dhe djemtë kuqalashë, të cilët e kanë pritur me paduri simbolin unik i cili i identifikon më së miri.

Article Logic
Execution time: 0.0037209987640381