INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Më kapën në befasi, më mbërthyen nga duart dhe…”. Flet postieri i Prokurorisë së Durrësit

“Më kapën në befasi, më mbërthyen nga duart dhe…”. Flet postieri i Prokurorisë së Durrësit

Publikuar më: 10:32 09-05-2018

Një ditë pasi dy persona i rrëmbyen materialet e postës sekrete të Prokurorisë së Durrësit, zbardhet dëshmia që postieri Ilir Kapxhiu ka dhënë në polici, duke treguar me detaje sesi ndodhi ngjarja. Ai ka treguar se autorët e grabitjes ishin dy të rinj që e kanë kapur në befasi, vetëm pak metra larg postës. Ngjarja ndodhi paraditen e së martës në një rrugicë, që njihet si ‘Rruga e Kuminit’, pjesë e lagjes nr.11. Kapxhiu ka qenë duke kryer intenerarin e zakonshëm si çdo ditë. U paraqit në postë tërhoqi dokumentet, në adresë të organit të Prokurorisë, ku pasi i ka firmosur në regjistër i ka vendosur ato në një qese plastike. Pas këtij veprimi, korrieri i postës sekrete është nisur në këmbë “Ndjeva një të mbërthyer në duar dhe shpatull, pastaj pashë dy të rinj me kapele me strehë të madhe që më morën me forcë qesen me dokumente”. Më pas, ata kanë ikur me vrap nëpër rrugica dhe janë zhdukur. Sipas tij, gjithçka ka ndodhur në pak sekonda, ndaj dhe nuk ka mundur të fiksojë tiparet e grabitësve. Policia ka shoqëruar disa punonjës të dyqaneve që ndodhen në “Rrugën e Kuminit”. Ndërkohë Prokuroria ka deklaruar se materialet e grabitura nuk klasifikoheshin si sekrete.

Article Logic
Execution time: 0.0034031867980957