INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më ka marrë malli, të më marrë dikush në telefon dhe të pyesë: SI JE? Telefoni, bie vetëm për interes!

Më ka marrë malli, të më marrë dikush në telefon dhe të pyesë: SI JE? Telefoni, bie vetëm për interes!

Publikuar më: 13:55 11-07-2018
Nga Anisa Bega
 
Dihet që interesi është kudo në jetën tonë. Kjo fjalë ka një kuptim të gjerë, por po flas në marrëdhëniet shoqërore. Në faza të ndryshme të jetës sonë, njihemi me njerëz të ndryshëm, me disa mbajmë ende kontakte, por me disa jo.
Justifikimi më i madh për ata, që kemi pasur një marrëdhënie të mirë, në kohën kur kanë humbur ka qenë: Jemi shumë të zënë.
Edhe vet jam e zënë në shumicën e kohës, edhe unë kam lënë shumë njerëz pa i takuar dhe me këtë rast po përfshihem edhe vetë në këtë gjë.
Pra, me ketë realitet po mësohemi, ku nëse dikush të merr në telefon, mendon me siguri ka ndonjë punë të veten, ose dëshiron t’i bësh ndonjë nder. Më merr malli, të më marrë dikush në telefon dhe të më thotë: SI JE?
Një miku im, para disa kohësh më mori në telefon dhe u habita, sepse kishte humbur edhe ai si pjesa tjetër. Përpara se të më pyeste për diçka më tha me shaka: dihet që për interes të mora. E vlerësoj këtë sinqeritet, nuk bëri aspak keq që e tha, sepse në fund të gjithë e dimë, por nuk e shprehim.
 
Kam parë raste, kur dikush është larguar nga Shqipëria dhe pasi është kthyer, miqësia që kishte dikur, mezi e gjeti kohën për ta takuar. Pra, nuk kishin më interes dhe si pasojë, pse duhet ta takoheshin?!
 
Njëri-tjetrin do e ndihmojmë, nëse e ndjejmë, apo nëse e vlerësojmë aq sa duhet, por pjesa humane po na humbet pak e nga pak. Jemi bërë robotë interesaxhinj, që nuk shohim përtej interesave tanë.
Article Logic
Execution time: 0.0076549053192139