INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo Bill Gates më i pasuri në botë! Ja kush është...[FOTO]

Jo Bill Gates më i pasuri në botë! Ja kush është...[FOTO]

Publikuar më: 11:01 17-07-2018

Aksionet në Wall Street u rritën aq shumë të hënë për themeluesin dhe drejtorin ekzekutiv të Amazon sa ai sot është gdhirë si njeriu më i pasur në botë, duke lënë pas shumë të tjerë. Jeff Bezos rezulton si njeriu më i pasur në historinë moderne të njerëzimit. Sipas Indeksit të miliarderëve të Bloomberg i ka një pasuri me vlerë 150 miliardë dollarë. Pasuria e tij ka thyer rekordin që dikur e ka mbajtur themeluesi i Microsoft, Bill Gates me pasuri me vlerë 149 miliardë dollarë. Në vitin 1999, vlera neto e Gates arriti kulmin e saj, duke arritur në 100 miliardë dollarë, që me vlerën e dollarit të sotëm është 149 miliardë.

Për vite me rradhë, Gates dhe Bezos kanë qenë në garë për të marrë titullin si njeriu më i pasur në botë. Por ish-shefi i Microsoft ka dhuruar një pjesë të madhe të pasurisë së tij për bamirësi dhe tani ka pasuri me vlerë 95.5 miliardë dollarë, shkruan Bloomberg.

aamaz.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031630992889404