INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mc Kresha na zbulon profesionin e tij të rradhës dhe nuk ka fare lidhje me muzikën!

Mc Kresha na zbulon profesionin e tij të rradhës dhe nuk ka fare lidhje me muzikën!

Publikuar më: 10:56 04-03-2018

Të gjithë do ta mbështesnim Mc Kreshën! 

Mc Kresha është padiskutim një nga reperat më të mirë shqiptarë dhe shumë i preferuar nga publiku. E kemi të vështirë të gjejmë një këngë të tij e cila nuk është e shndërruar në hit dhe e themi me plot bindje se reperi kosovar ka një stil më të veçantë se të gjithë të tjerët.

Së fundmi reperi i njohur ishte i ftuar në emisionin Thumb ku ka rrëfyer shumë detaje nga jeta e tij private dhe sentimentale.

Kur u pyet në lidhje me politikën Kresha tha që nuk i shkonte dhe zbuloi se me çfarë tjetër do merrej përveç muzikës.

“S’më shkon politika për dore mua, nëse do merresha me diçka tjetër jashtë muzikës do ishte kultura sportive, tha ai.

Mund të mos pëlqejë të merret me politikë, ama për diçka në lidhje me sportin po i “plas zemra”.

“Nuk besoj se i kam atributet për të qenë president por për të qenë menaxher federate pse jo, realisht e kam një ofertë për të qenë menaxher futbolli e jam në shqyrtim e sipër”- ka thënë ai.

Në fund Kresha i ka vënë vulën këtij muhabeti duke thënë se përveç muzikës, profesioni tjetër është menaxher futbolli.

E kush është ai mashkull i apasionuar pas futbollit që s’do donte të bëhej trajner...

Article Logic
Execution time: 0.003126859664917