INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbytet anija cisternë në detin e Kinës, nuk ka shpresë për të mbijetuar

Mbytet anija cisternë në detin e Kinës, nuk ka shpresë për të mbijetuar

Publikuar më: 14:57 14-01-2018

Anija-cisternë, që u përplas një javë më parë me një anije kineze në Detin lindor të Kinës, është mbytur, pasi ka lëvizur në jug-lindje të Japonisë. Televizioni shtetëror kinez, ka raportuar se anija është zhytur pak kohë pasi një tjetër pjesë e ngarkesës “ishte ndezur papritur”, në mëngjesin e ditës së sotëm. Zyrtarët kanë bërë të ditur se “nuk ka shpresë për gjetjen e të mbijetuarve në mesin e anëtarëve të bordit”. Zëdhënësi iranian për shpëtim, Mohammad Rastad, bëri këtë njoftim pasi anija u mbyt. Në këtë anije ishin 30 iranianë dhe dy persona nga Bangladeshi. Përplasja ndodhi më 6 janar në bregun lindor të Kinës, afër Shangait. Anija Sanchi, e cila ishte pronë e National Iranian Tanker Co, ishte duke transportuar një sasi të madhe të lëndëve djegëse, duke përfshirë ato të lehta, të ndezshme dhe eksplozive drejt Koresë Jugore .

Article Logic
Execution time: 0.0037989616394043