INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Mbyllja e mijëra bizneseve të vogla la pa punë me qindra shqiptarë[VIDEO]

Publikuar më: 13:48 10-11-2018

Numri i bizneseve me 1 deri në 4 të punësuar në 2017-n ishte 94.614, ndërsa në 2016 ishte 96.614. Pra 1.800 biznese të vogla janë mbyllur.

Për pasojë dhe të punësuarit, ku përfshihen edhe të vetëpunësuarit shënuan rënie në 2017-n. Pesha në punësim e ndërmarrjeve me 1-4 të punësuar në 2016 ishte 32%, ndërsa në 2017-n pesha e tyre ishte 30.4%. Numri i të punësuarve në ndërmarrjet e vogla ra me 3% nga 2016 në 2017-n.
Një nga faktorët që po tkurr bizneset e vogla në vend është edhe riformatimi i ekonomisë, prej së cilës bizneset e vogla po vuajnë edhe krizën e konsumit. Me zgjerimin e rrjeteve të supermarketeve, por edhe me hovin që kanë marrë qendrat tregtare, më pak konsumatorë po bljenë në dyqanet e vogla të lagjeve. Të dhënat kanë dalë nga Anketës Strukturore 2017 e INSTAT.
Në 2017-n ndërmarrjet e vogla qarkulluan rreth 245 miliardë lekë nga 286 miliardë lekë që qarkulluannë 2016. Në prill 2018 situata e biznesit të vogël u shtrëngua edhe më tej me përfshirjen në skemën e TVSH-së të bizneseve me qarkullim mbi 2 milionë lekë, nga 5 milionë lekë që ishte pragu për përjashtimin nga TVSH-ja.
Mikrondërmarrjet apo siç njihen ndryshe bizneset e vogla në vendin tonë zënë një peshë më të lartë, krahasuar edhe me shtetet e rajonit. Krahasuar me Maqedoninë, mikrondërmarrjet me 1-9 të punësuar kanë një peshë prej 90% në totalin e ndërmarrjeve në ekonomi, ndërsa në Shqipëri mikrondërrmajet me 1-9 të punësuar kanë një peshë prej 94.2%.

Article Logic
Execution time: 0.0038330554962158