INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbrëmja e sotme vjen me emocione të Champions League dhe derbit të Madoninës

Mbrëmja e sotme vjen me emocione të Champions League dhe derbit të Madoninës

Publikuar më: 18:05 04-04-2018

Liga e kampionëve vijon dhe mbrëmjen e sotme me dy përballje titanësh të fazës së çerekfinaleve.

Barcelona pret mbrëmjen e sotme në “Camp Nou” Romën, në ndeshjen e parë çerekfinale.

Sipas mediave ndërkombëtare të sportit favorite në këtë përballje janë katalanasit e Ernesto Valverde megjithatë duke njohur dhe historinë e skuadrës italiane, Roma di të jetë një rivale e denjë që di ti bëjë gjërat e vështira.

Një tjetër përballje që pritet të dhuroj spektakël është dhe derbi anglezë Liverpool dhe Manchester City.

Kjo ndeshje për çerekfinalen e Champions Leag vendos përball njëri tjetrit dhe dy futbollistët që po kalojnë periudhën të mirë në futboll.

Egjiptiani Mohamed Salah i cili ka shënuar 37 gola këtë sezon ka përball Kevin De Brojne me 20 asiste dhe 11 gola.

Por mbrëmja e sotme nuk mbyllet me kaq. Kjo e mërkurë sjell dhe sfidën e debrit të Madoninës.

Milan dhe Inter takohen në orën 18:30 për të luajtur derbin e mbetur të javës së 27-të e cila u shty për shkak të vdekjes së papritur të Davide Astorit.

Article Logic
Execution time: 0.0033049583435059