INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Mrekulli nga Grenlandë! Shkëputet ajsbergu madhështor...[VIDEO]

Publikuar më: 09:33 12-07-2018

Një grup shkencëarësh kanë xhirruar një pamje të rrallë, kur një ajsberg gjigant me një gjatësi prej 6 km shkëputet nga një akullnajë në Grenlandë. Eksperti Denise Holland nga Universiteti i Nju Jorkut, filmoi këtë moment dhe ka nisur kërkimet për shkaqet e rritjes së nivelit të deteve në mbarë botën.

“Rritja globale e nivelit të detit është e pamohueshme. Duke parë se si akujt shkëputen nga akullnajat, ne mund të themi se domethënia e saj të lë pa frymë,” tha udhëheqësi i ekipit David Holland.
Ekipi ka matur një zonë katër milje në mes të Manhattan, NYC, për të ilustruar madhësinë monumentale të ajsbergut.
Ndaj ata thonë, se rritja e temperaturave globale vazhdon të shkrijë akullnajat. Ekipi thotë se po vazhdojnë të studiojnë shkaqet e rritjes së nivelit të detit në një përpjekje për të ndihmuar në parashikimin dhe planifikimin e ndryshimeve klimatike.

Article Logic
Execution time: 0.0036251544952393