INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbi 6 milionë përdorues dhe personazhe të famshëm hakohen në Instagram

Mbi 6 milionë përdorues dhe personazhe të famshëm hakohen në Instagram

Publikuar më: 13:44 04-09-2017

Mbi 6 milionë përdorues të Instagram-it, përfshirë këtu dhe emra personazhesh të famshëm janë bëerë pjesë e një hakimi ku u është vjedhur informacion personal. Lajmi vjen në më pak se një javë, pas profilit të Selena Gomez, e cila u përdor për të publikuar foto nudo të Justin Bieber.

Sipas kompanisë, ky hakim që i le numrat e telefonit dhe email-et të ekspozuar ishte si rezultat i një virusi që tashmë është “vrarë”. Për fat të keq, hakerat kanë mbledhur mjaftueshëm material për një sajt (që është në proces mbylljeje) të quajtur Doxagram, i cili blinte këtë lloj informacioni.
Disa nga personazhet e njohur përfshijnë Beyonce, Rihanna, Taylor Swift, Leonardo DiCaprio, Harry Styles, Emma Watson, Emilia Clarke dhe Zac Efron.

Sipas CTO-së të Instagram, Mike Kriwger, kompania e rregulloi këtë problem dhe iu bën thirrje të gjithëve të jenë vigjilentë dhe të kujdesshëm në informacionet që shkëmbejnë si dhe të mos iu besojnë të gjitha email-eve, mesazheve apo thirrjeje telefonike që ju vijnë.

Për të reja të tjera të teknologjisë, Tinder është tashmë një nga aplikacionet më të përdorur.

Article Logic
Execution time: 0.003565788269043