INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbërrijnë festat në Tiranë! Ndizen dritat e kryeqytetit dhe pemës së Vitit të Ri! Veliaj tregon pse mungoi Ajola Xoxa! [VIDEO]

Mbërrijnë festat në Tiranë! Ndizen dritat e kryeqytetit dhe pemës së Vitit të Ri! Veliaj tregon pse mungoi Ajola Xoxa! [VIDEO]

Publikuar më: 21:51 16-11-2018

Stina e festave ka mbërritur në Tiranë. Në sheshin “Skënderbej” dhe në rrugët e Tiranës janë ndezur sot dritat vezulluese që simbolizojnë ardhjen e festave të fundvitit. Kori i Liceut Artistik dhe Banda Frymore e qytetit të Tiranës ishin kujdesur për të krijuar një atmosferë festive, ndërsa dhjetëra fëmijë të veshur me ngjyrat e festave të fundvitit dhe qytetarë të shumtë kishin rrethuar pemën gjigande të Vitit të Ri.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa mori pjesë në ndezjen simbolike të dritave të pemës, u shpreh se edhe Tirana i bashkohet këtë vit kryeqyteteve të botës, të cilat festat kanë vendosur t’i nisin pak më shpejt.

Teksa Veliaj ka ndezur dritat , Ajola Xoxa ka munguar dhe shkak duket se është bërë vogëlushi i sapoardhur në jetë, Kajan.

Në fjalimin e ngrohtë kryebashkiaku i Tiranës, tregoi se Ajola dhe Kajan nuk kanë shkuar sot në shesh për shkak të temperaturave të ulëta. Kajan i cili është vetëm 1-muajsh e ka të vështirë të përballet me këto temperatura të paqëndrueshme dhe duket se kjo është një arsye e fortë që Ajola të mos jetë e pranishme në eventin e rëndësishëm.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037448406219482