INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbaruan festat, mësoni pesë këshillat e OBSH për dietën

Mbaruan festat, mësoni pesë këshillat e OBSH për dietën

Publikuar më: 10:53 04-01-2019

Festat janë dhe ditët kur ne abuzojmë me ushqimin. Duke ja lejuar vetes këtë mëkat, më pas kërkojmë se si ta rregullojmë. Për këtë na ka ardhur në ndihmë edhe OBSH. 

Organizata botërore e Shëndetit me rastin e ditëve të festave të vitit të Ri, kur përgjithësisht abuzohet me ushqimin, ka dhënë 5 këshilla: Të ndryshohet ushqimi herë pas here, të reduktohet sasia e konsumit të kripës, të yndyrnave, sheqerit dhe të alkoolit.
Këto këshilla vlejnë për ta përballuar Vitin e Ri me një dietë të shëndetshme, që të na ndihmojë të luftojmë infeksionet dhe probleme të tjera shëndetësore si obeziteti, diabeti, sëmundjet e zemrës etj…
Për të patur një dietë të balancuar është e rëndësishme të konsumohet një miks ushqimesh bazë, si: gruri, orizi, patatet, misri, fasulet, frutat, perimet e freskëta dhe ushqimi me origjinë shtazore (si mishi, peshku, vezët dhe qumështi).
Për të zvogëluar konsumin e yndyrnave, mbi të gjitha ato mikse, sugjerohet që të zëvendësohet gjalpi me vajin e sojës, të misrit dhe të lulediellit. Të konsumohet mishi i bardhë dhe peshku, dhe të përdoret gatimi me avull në vend të skuqjeve.
Ndërsa për të reduktuar sheqernat, shpesh të fshehur në ushqimet dhe pijet e konservuara, duhet kufizuar konsumi i pijeve me gaz dhe të sheqerosura, sidomos te fëmijët.

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883