INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbani shënim! Këto BLOGERE shqiptare na tregojnë si të guxojmë me ngjyrat gjatë këtyre ditëve të ftohta dimri [FOTO]

Mbani shënim! Këto BLOGERE shqiptare na tregojnë si të guxojmë me ngjyrat gjatë këtyre ditëve të ftohta dimri [FOTO]

Publikuar më: 19:40 05-01-2019

Kryesisht jemi mësuar me idenë se ngjyrat e errta i përkasin sezonit të vjeshtës dhe dimrit. Gjatë kësaj stine ne jemi mësuar që të shohim kudo ngjyrën e zezë, kafe dhe gri dhe shumë rrallë ngjyrat e hapura dhe të ndezuara. 

Siç e kemi thënë dhe më herët, në fushën e modës nuk ka rregulla, prandaj nësë i pëlqeni ngjyrat, por ‘keni pasur frikë’ dhe nuk guxonit t’i vishni ato gjatë dimrit, atëherë një lajm i mirë është për ju në horizont. Ky vit është i juaji, pasi stilistët dhe dizenjuesit e famshëm na kanë prezantuar në koleksionet e tyre ngjyrat si ndër trendin më IN që duhet të përqafojmë këtë sezon të ftohtë.

Blogeret, kanë qenë të parat që kanë përqafuar ngjyrat dhe i kanë bërë pjesë të garderobës së tyre dimërore.

Në qoftë se dëshironi të jeni unik dhe ndryshe nga të tjerët atëherë, mos e kufizoni veten dhe imagjinatën tuaj. Pra vajza, lërini ngjyrat e errta mënjanë dhe vishni ato me ngjyra.

Nëse ende nuk jeni të bindura, atëherë blogeret tona shqiptare do t’ju japin frymëzimin e duhur që këto ditë të ftohta dimri t’i zbukukoroni me ngjyra ngazëllyese dhe plot jetë:

Linda Dido është ndër blogeret më të reja që na është prezantuar vitin që lamë pas dhe mund të themi që është një ndër blogeret më premtuese dhe inspiruese. Nësë bën një udhëtim tek Instagrami i saj do të kuptosh që stili i saj është plot jetë dhe i dominuar me shumë ngjyra, kryesisht jeshilja dhe roza si në fotot që mund të shihni më poshtë:

SDV.png

EADG.png

SDVEDS.png

 


Ngjyra rozë në modë është gjithmonë sinonim i feminiliteti dhe një ndër ngjyrat më të dashura nga fashionistet dhe blogeret. Alba Hodo dhe Jona Haderi e kanë përqafuar shumë këtë ngjyrë gjatë sezionit të dimrit duke na dhënë në këtë mënyrë ide se si të veshim këtë ngjyrë kaq të ëmbël edhe në dimër.

DGFCB.png

dfg.png

 

Orange is the new black (Portokallia është e zeza e re), na ka treguar blogerja e njohur Odeta Banushaj duke na sugjeruar një look kaq romantik për këto ditë të ftohta dimri. Portokallia është një ngjyrë e gjallë që transmeton energji dhe pozitivitet.

rysdhfgvbmn.png

 

 

Stilin e Anxhelina Kotorri mund ta përshkuajmë si një stil ekstravagant dhe modern duke ecur në një hap me trendet e modës. Edhe ajo luan shpesh me ngjyrat dhe ky pellush i gjatë dhe shumë i ngrohtë ngjyrë jeshile do të ishte ideale në këtë sezon.

rdgfh.png

 


Mustarda është një tendencë e vërtetë e këtij sezonit dhe mesa duket ngjyra e preferuar e Estela Ujkës gjatë dimrit, e cila me këtë pallto ngjyrë mustardë i ka dhuruar një prekje intensive dhe të rafinuar pamjes së saj. Nëse do të guxoni të visheni me këtë ngjrë, padyshim që do të rrëmbeni vëmendje dhe do të dukeni me shum stil./intv.al/I.M/

gfs.png

Article Logic
Execution time: 0.003889799118042