INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë. Pjesëmarrje e ulët në votimeve

Mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë. Pjesëmarrje e ulët në votimeve

Publikuar më: 16:20 19-11-2017

Në Kosovë zhvillohet sot raundi i dytë për zgjedhjen e kryetarëve të komunave. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lajmëroi se të gjitha qendrat e votimit u hapën në orarin e duhur dhe se janë marrë që të gjitha masat që procesi i balotazhit të zhvillohet në mënyrë të rregullt. Votimet zhvillohen në 19 komuna të Kosovës, mes të cilave edhe në kryeqytet Prishtinë. Procesi i votimit është i qetë ndërkohë që shqetësues mbetet numri i vogël i pjesëmarrësve në votime. Të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregojnë se deri në orën 15:00 në votime kanë marrë pjesë vetëm 25 për qind e qytetarëve. Presidenti i vendit, Hashim Thaçi nuk do të kryejë detyrën e tij qytetare të votimit, pasi gjendet për një vizitë zyrtare në Kanada. Nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, Thaçi përgëzoi partitë politike dhe kandidatët për fushatën dinjitoze elektorale, ndërsa shoqërinë civile dhe mediat për angazhimin dhe raportimin korrekt. Mbi 1.300.000 qytetarë të Kosovës me të drejtë vote, do të mund të votojnë nga ora 07:00 deri në ora 19:00, kur mbyllen qendrat e votimit.

Article Logic
Execution time: 0.0030331611633301