INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Maturantët përplasin keq LSI-në e PDIU-në me Lindita Nikollën

Maturantët përplasin keq LSI-në e PDIU-në me Lindita Nikollën

Publikuar më: 10:39 08-09-2016

Shqetësimit të maturantëve, të cilët kanë humbur të drejtën e vazhdimit të studimeve në Universitet, i është bashkuar dhe ish deputetja e LSI, sot Kryetare e Bashkisë së Prrenjasit Miranda Rira. Duke marrë si shembull bashkinë që Miranda Rira drejton, ku me dhjetra maturantë me mesatare mbi 9, sipas saj nuk kanë mundur të dalin fitues në asnjë degë, nëpërmjet një statusi në facebook ajo ka lëshuar një lumë akuzash ndaj Ministres LIndita Nikolla. Rira kujton kohën kur ishte anëtare e Komisionit të Arsimit, ndërsa thotë se Lindita Nikolla është ministria më e paaftë që ka njohur.
Miranda Rira:
“Më lejo ta them hapur Lindita Nikolla se je ministrja me e paaftë që njoh. Habitesha edhe më shumë nga paaftësia jote kur vije në komisionin e arsimit gjatë kohës që isha deputete, nga argumentet e dobëta që jepje, vetëm mëk- mëket e tua dëgjoheshin. Habitesha sesi mund të ishe ministre e arsimit dhe e shkencës, kur minimalisht duhet të kishe gradën doktor, teksa vendi kishte me qindra profesore të nderuar me tituj. Kë dështuar njësoj si Pd- ja që i qelbi universitetet duke i kthyer ato në kioska që jepnin diploma. Ke hedhur në kosh ëndrrat e maturanteve dhe djersën e qindra prindërve të ndershëm”.

Po aq kritike ndaj Ministres Nikolla ishte dhe kryetarja e grupit kuvendor të PDIU Mesila Doda. Nëpërmjet facebook, Mesila Doda ju drejton një “këshillë zemre” jo vetëm maturantëve por dhe prindërve të tyre, ndërsa nuk kusen kritikat e forta ndaj ministers.
Mesial Doda:
“Këshillë zemre
Maturantët dhe prindrit e tyre kanë gjithë të drejtën, me falni detyrimin, të thyejnë gjithë portat e shtetit shqiptar dhe jo të durojnë përgjigjet cinike të arrogantëve të ngrefosur. Rrini para Ministrisë, para Parlamentit, para Kryeministrisë derisa të merrni studimet që meritoni dhe mos u dorzoni. Sejcili parlamentar duhet të shprehet pa dallim përkatësie politike, se më së pari janë prindër dhe nuk mund të mbyllin sytë para kësaj padrejtësie që dërrmon realisht e shpirtërisht një brez të tërë të rinjsh. #Unëjammematurantët”


Një ditë më parë edhe Mimoza Hafizi ka lëshuar një sërë akuzash ndja ministers Nikolla.

Article Logic
Execution time: 0.0032958984375