INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Maturantët”: Meta thërret Kryesinë e partisë

“Maturantët”: Meta thërret Kryesinë e partisë

Publikuar më: 14:20 09-09-2016

Çështja e maturantëve, të cilët aplikuan por nuk kanë mundur që të dalin fitues në asnjë nga degët ku aplikuan për në Universitetet publike, do të jetë çështja e vetme e mbledhjes së kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim. Zyra e shtypit e LSI lajmëroi së gjatë pasdites Ilir Meta ka thirrur kryesinë e partisë me një pikë në rendin e ditës.
Njoftimi i LSI:
“LSI mbledh kryesinë në 17:30. Tema e diskutimin Matura Shtetërore. Do flas Kryetari i LSI, Meta”.
Eksponetë të rëndësishëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë lëshuar kritika ndaj Ministres së Arsimit Lindita Nikolla. Edhe gjatë së enjtes Parlamenti u përfshi të debate të ashpra mes palëve mbi këtë çështje, por asnjë deputet i LSI-së nuk e mori fjalën që të japë qëndrimin e tij mbi këtë çështje në sallën e Kuvendit. Ka qënë vetëm Kejdi Mehmetaj, deputetja më e re e LSI-së, që ka folur në oborrin e kuvendit, ndërsa nuk kurseu kritikat mbi ministrinë.

Article Logic
Execution time: 0.0030150413513184