INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Maturantë, njihuni me penalizimet nëse keni shkelur rregullat...[VIDEO]

Publikuar më: 10:31 20-06-2018

Me mbylljen e provimeve të maturës shtetërore të gjithë ata që kanë shkelur rregullat kanë interes të dinë se a ju ofron sistemi mundësi të tjera. Në fakt këtë vit ndëshkimet janë të forta. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit askush që është kapur duke kopjuar, apo ka patur me vete telefona gjatë procesit të provimit, nuk do të mund të japin më provimet në vjeshtë, por në vitin pasardhës.

Ndërsa ata që rezultojnë ngelësa e kanë një shans mund të rifuten në provim në vjeshtë. Mbetësa konsiderohen ata maturantë që kanë marrë më pak se 20% të pikëve të testit në secilin nga provimet. Datat e provimeve të vjeshtës ende s’janë pubikuar por mendohet se ato do të mbahen nga fundi i muajit gusht dhe fillimi i shtatorit. Për sa i përket vlerësimit nëse nuk ju bind nota nuk keni asnjë rrugëzgjidhe, pasi është vendosur që asnjë maturantë nuk ka të drejtë të ankimojë notën, për shkak se Ministria e Arsimit argumenton se vlerësimi i katërfishtë, pra nga 4 vlerësues nuk mund të jetë i gabuar. Edhe rregullorja thotë se maturantët e pakënaqur mund të marrin fletën e tezës të fotokopjuar për të parë se si është bërë vlerësimi dhe për të kontrolluar përgjigjet, por nuk kanë mundësi që ta ribëjnë provimin!

Article Logic
Execution time: 0.0040678977966309