INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Masat e rrepta për pikat e lojërave të fatit, Lleshaj: Do trajtohen si parcela kanabisi[VIDEO]

Publikuar më: 12:30 30-12-2018

Policia do të jetë në terren për të kontrolluar çdo pikë basti, nisur nga data 1 janar kur fillon zbatimi i ligjit për ndalimin e lojërave të fatit. Në një takim me drejtues të policisë, Lleshaj tha se duke filluar nga data 1 janar, policia do të angazhohet fortë kundër pikave të basteve, që ai tha se do të do të trajtohen si parcela kanabisi.

“1 janari fillon, në territorin e vendit ndalohen të gjitha veprimtaritë e lojërave të fatit. Ndalohen reklamat audiovizive. Me rëndësi të madhe është fakti që policia e shtetit është e angazhuar drejtpërdrejt në zbatimin e ligjit. Jam informuar për të dhënat e mbledhura lidhur me veprimtarinë e këtyre subjekteve. Jam informuar mirë për masat e mira të marra nga policia për njoftimin e pronarëve, ashtu sikurse jam informuar për faktin se shumë pronarë lokalesh kanë marrë masa ndërkohë për ndërprerje e këtyre aktiviteteve. Nga data 1 janar 2017, në çdo lokal ku ushtrohet në mënyrë të hapur apo të fshehur veprimtaria e lojërave të fatit duhet të trajtohet si një parcelë kanabisi dhe si e tillë duhet trajtuar dhe si e tillë duhet të jetë qasja e Policisë së Shtetit”, tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0039558410644531