INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Masakrat që përgjakën vitin 2018/ Nga atentatet mafioze, deri tek krimet e pasionit, ja kush ishin vrasjet më të bujshme

Masakrat që përgjakën vitin 2018/ Nga atentatet mafioze, deri tek krimet e pasionit, ja kush ishin vrasjet më të bujshme

Publikuar më: 12:21 03-01-2019

Viti që lamë pas nuk ishte dhe aq i qetë përsa i përket botës së krimit. Shumë vrasje që ndodhur, patën një vëmendje të madhe mediatike.

Viti që nisi me krime pasioni, vrasje mafioze, u mbyll sërish me dy vrasje të bujshme siç ishte ajo e 17-vjeçares në Laprakë, apo vrasja e 3-fishtë në Elbasan.

Që në ditët e para të janarit 2018, vendi u trondit nga vrasja e Emiljano Boçit, Devi Kasmit dhe krimit të pasionit nga Aldison Belulaj.

Emiljano Boçi u ekzekutua vetëm 2 muaj pasi doli nga burgu, ku ishte dënuar për tentativë vrasje.

Autorët e kësaj ngjarje ende nuk dihen.

Pak ditë më vonë Aldison Belulaj ka vrarë ish-të dashurën e tij Ariela Muratin dhe më pas veten.

aldison.jpg

Një ndër vrasjet tipike mafioze ishte atentati ndaj Devi Kasmit. Ai u qëllua poshtë shtëpisë së tij dhe autori i dyshuar është greku Efthymiou Efthymious.

Vrasja e Devi Kasmit u organizua nga një grup kriminal, dhe për vdekjen e tij dyshohet se u paguan shuma të mëdha parash.
Vrasjet në familje dhe atentatet për shkak të së shkuarës kanë vijuar edhe në qytete të tjerë, si Durrësi, Pogradeci, Dibra etj.

devikkasmmii.jpg

Në muajin prill në Tiranë u vra Mario Majollari. Ai ishte kthyer nga Suedia pasi i'u refuzua azili. Autori i dyshuar është Kastriot Gjuzi, i cili dyshohet se e vrau Mario Majollarin për shkak të gjakmarrjes. Në vitet 2000 babai i Marjo Majollarit, kishte vrarë vëllain e Kastriot Gjuzit.

Në 8 qershor një tjetër krim pasioni tronditi Tiranën. Xhaferr Mata vrau ish-të dashurën e tij Xhuljeta Çunin dhe më pas veten. 31-vjeçari dyshohet se e vrau pasi 19-vjeçarja refuzoi të vazhdonte lidhjen me të.

xhuljeta.jpg

Kejsi Hysa u vra në Nikël dhe u gropos në një fushë me kanabis. Në Shkodër në 15 korrik u vra Boran Bërçana dhe bashkëjetuesja e tij Silvi Ndoci. Një vrasje ku Policia nuk ka ende asnjë autor të dyshuar.

Vrasja e 8 personave nga Ritvan Zykaj në Selencisë të Vlorës, është një ndër ngjarjet më të rënda të këtij viti. As në vitin e mbrapshtë 1997 një person i vetëm nuk kishte vrarë 8 persona të tjerë në Shqipëri. Mostra i Selenicës shoi 2 familje të fshatit Resulaj dhe shkak ishte se e akuzonin për vjedhjen e pulave. 24-vjeçari është sot pas hekurave.

ritvann.jpg

Një tjetër ngjarje që mori vëmendje të madhe ishte dhe vrasja në zonën e ish-bllokut. Në ngjarjen e ndodhur më 4 tetor në ish-Bllok, mbeti i vrarë Fabjan Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Kjo ngjarje bëri bujë për shkak se në të u përfshinë dhe dy personazhe të famshëm të showbizit si Elvana Gjata dhe Suada Sherifi, për shkak të partnerëve të tyre. Në lokal pas përleshjes me armë zjarri në zonën e ish-bllokut mbeti një i vrarë dhe dy të plagosur.

blloku.jpg

Pak ditë më vonë një tjetër vrasje tronditi opinionin publik. Kujtim Koxha është autori i krimit më datë 11 tetor 2018, që pas një debati me punonjësit e Bashkisë që kishin shkuar në fshat për të hapur një rrugë, ka marrë kallashin dhe në momentin kur ata kanë qenë duke drekuar i ka qëlluar me breshëri plumbash duke lënë të vdekur Mentor Hoxhën, Hamit Buçin dhe Erzen Aliajn, ndërkohë është plagosur Astrit Hani.

kujtimkoxha.jpg

Durrësi është tronditur në orët e vona të mbrëmjes së 6 nëntorit nga një tjetër atentat tipik mafioz. Në një makinë u gjet i vrarë, Edison Harizaj 39 vjeç dhe i plagosur Genci Caci 33 vjeç, i cili humbi jetën në spital. Viktimat u qëlluan me armë brenda një automjeti Audi në qytetin bregdetar.

Sipas dyshimeve të para të policisë, mendohet se autorët kanë qenë vrasës me pagesë, por akoma deri më sot nuk janë gjendur autorët e krimit.

edisonharizaj.jpg

Pak dit para ndërrimit të viteve, mbrëmjen e 26 dhjetorit një 17 vjeçare e identifikuar si Griselda Gjikolaj, ka mbetur e vdekur pas dy plumbave në kokë ndërkohë që i dashuri i saj 23 vjeçar është plagosur. Ende dhe sot nuk është kapur autori i krimit që i mori jetën 17-vjecares.

griseldaaaa.jpg

Një tjetër ngjarje e rëndë tronditi Elbasanin mbrëmjen e 30 dhjetorit, ku nga një përplasje me armë zjarri humbën jetën 3 persona. Policia deri tani nuk ka asnjë të ndaluar si autor, por as ndonjë emër që dyshohet se organizoi atentatin e menduar si hakmarrje. Endrit Alibeaj ishte objektiv i atentatit, por të vdekur mbetën edhe daja i tij Arben Dylgjeri si dhe një turk, Erdal Durunay. 

Përgatiti INtv.al

endrititit.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039079189300537