INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Masakrat në shkollat e SHBA-së, Trump ka një plan për të rinjtë...

Masakrat në shkollat e SHBA-së, Trump ka një plan për të rinjtë...

Publikuar më: 16:48 21-02-2018

Duket se vetëm pak ditë pas masakrës në shkollën në Florida ku një i ri hapi zjarr duke vrarë 17 persona presidenti Donald Trump mendon të marrë një nismë ligjore e cila i ndalon të rinjtë nën moshën 21 vjecare të përdorin pushkë

Të paktën kështu raportojnë mediat amerikane të cilat shkruajnë se shumë shpejt të rinjve do t’u ndalohet të blejnë armë përfshirë edhe pushkë.

Sipas ligjit aktual një tregtar nuk mund t’i shesë një armë tip pushke minorënëve nën 18 vjeç dhe një pistoletë të rinjve nën 21 vjeç.

Kujtojmë se në tragjedinë e Florida pak ditë më parë autori përdori një gjysmë automatik.

Po ashtu Presidenti amerikan ka udhëzuar kryeprokurorin Jeff Sessions të propozojë ndryshime ligjore që do të ndalonin përdorimin e të ashtuquajturave “automatizues”, pajisje që u shtohen armëve për ta bërë më të lehtë të qëllojnë me breshëri.

Article Logic
Execution time: 0.0038690567016602